Të mira materiale

Dhurimi i të mirave materiale është një ndër elementët më të rëndësishëm për të ndihmuar familjet në nevojë. Frigoriferi, televizori, soba, lavatricja apo divanet, janë kushtet elementare të jetesës për një familje. Në kushtet ku shumë familje jetojnë, këto të mira materiale shpesh janë shumë të vështira për tu siguruar. Gjatë aktivitetit të Fundjavë Ndryshe, ne kemi mbledhur dhe kemi shpërndarë shumë të mira materiale, në qytetet e mëdha por edhe zonat rurale. Shumë familje janë solidarizuar, duke dhuruar objektet shtëpiake të përdorura tek një familje në nevojë.

Megjithatë herë pas here ne kemi ndërmarrë një numër shumë të madh fushatash në bashkëpunim me bizneset e mëdha, për të siguruar elektro shtëpiake të nevojshme për familjet e varfëra, për të siguruar soba ngrohëse para sezonit të dimrit si dhe për të kompletuar shtëpitë për familjet në nevojë. Kemi zhvilluar fushata bashkëpunimi për të siguruar edhe mjetet e komunikimit, si telefona, si dhe kompjutera për nxënësit e shkëlqyer që vijnë nga familjet e varfëra.