Varfëria në Shqipëri është shumë e theksuar. Hendeku midis njerëzve të pasur dhe njerëzve tëvarfër thellohet gjithnjë e më shumë. Shumë familje në nevojë, jetojnë në kushte cnjerëzore.Shumë fëmiijë rriten në kushte ekstreme. Edhe pse sipas të drejtave të njeriut, të drejtave tëfëmijëve apo edhe Kushtetutës së Shqipërisë kjo mënyrë e të jetuarit të tyre është jo legjitimepër shtetin, duket se realiteti është vërtet i ashpër. Kjo është dhe arsyeja pse FundjavëNdryshe ka zgjedhur të merret me problemet e shumë njerëzve, nevojtarëve, fëmijë që nukkanë mundësi të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Shtëpia e parë që Fundjavë Ndryshe ka ndërtuar ka qenë rreth 5 vite më parë. Ne organizuamnjë fushatë, ku i bëmë thirrje të gjithë shqiptarëve të kontribuonin për të ndihmuar një familjeshumë të varfër. Dikush dhuroi mobiljet, dikush dhuroi një shërbim të caktuar dhe shtëpiaishte gati shumë shpejt. Nxituam ta kthenim në një mekanizëm të mirëfilltë këtë sistem, për tëndihmuar sa më shumë familje. Në bashkëpunim me shumë media ne tërhoqëm vëmendjen eshumë bizneseve të mëdha të cilat dhanë kontributin e tyre për të ndihmuar njerëzit e varfër.Deri më tani kemi ndërtuar rreth 500 shtëpi të reja në të gjithë Shqipërinë, dhe kemirestauruar shtëpitë e vjetra. Shumë familje kanë nisur jetën e tyre nga e para dhe shumëfëmijëve u ka ndryshuar jeta përgjithmonë!