Punësimi

Gjatë aktivitetit të punës sonë, Fundjavë Ndryshe kujdeset të merret me trajtimin e një familjeje në nevojë deri në stabilitetin e saj ekonomik. Përtej ndihmave ushqimore, asistencës shëndetësore apo edukimit, Fundjavë Ndryshe ndërmjetëson edhe punësimin e personave që kanë nevojë në biznese të ndryshme. Ky është një proces jo i lehtë, por deri më sot ja kemi dalë të punësojmë një numër shumë të madh personash.
Një familje mund të konisderohet që ka tejkaluar varfërinë ekstreme, kur arrin të garantojë disa të ardhura të vazhdueshme, përmes një pune të ndershme. Shpesh ne kemi vënë re që me gjithë dëshirën e mirë që bizneset kanë, shumë persona nuk kanë një profesion, dhe nuk gjejnë mundësi punësimi. Kjo është dhe pikënisja e shkollës profesionale. Projekti i shkollës profesionale parashikon edhe punësimin e personave. Në përfundim të kurseve specifikë, ne do të bëjmë marrëveshje me bizneset dhe tregun, që këta persona të punësohen.
Nëse duam vërtet ti integrojmë këta njerëz në shoqëri, le tju japim atyre mundësinë të ecin me këmbët e tyre. Së bashku mund tja dalim.