Projekti pas tërmetit

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 tronditi disa nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Shumë familje mbetën pa strehë, dhe shumë të tjera humbën njerëzit e tyre më të dashur. Shqiptarët anë e mbanë botës u solidarizuan, artisë shqiptarë bashkuan forcat për të mbledhur donacione e për të përhapur lajmin se shqiptarët e dëmtuar nga katastrofa kishin nevojë për shqiptarët e tjerë. Fundjavë Ndryshe u gjend pranë familjeve në nevojë në këto ditë të vështira, duke bashkuar zemrat e shqiptarëve në një.

Së fundmi me ndihmën e të gjithë dhuruesve, “Fundjavë Ndryshe” ka marrë përsipër ndërtimin e 100 shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti. Duke shqyrtuar një numër shumë të madh apartamentesh, banesash e ndërtesash, ne vendosëm të zgjedhim opsionin më të mirë për të gjithë banorët e dëmtuar që mund të ndihmojmë; shtëpitë prej druri, me skelet të celiktë. Duke bashkëpunuar me fabrikat e mëdha në Turqi, ne vendosëm që të sjellim pranë shqiptarëve të dëmtuar këto shtëpi prej druri. Ky projekt ishte përgatitur të merrte fill në mars të këtij viti. Duke qenë se pandemia e COVID-19 bllokoi të gjitha rrugët dhe kufijtë, por i bëri të pamundura edhe punimet, ky projekt do të shtyhet deri në përfundim të situatës emergjente.