Një ndër projektet më të mëdha të Qendrës së Solidaritetit, është edhe kapanoni i magazinimit. Kapanoni i magazinimit është hapësira e vendosur në shërbim të grumbullimit të ndihmave që vijnë për familjet në nevojë. Këto ndihma janë ushqime, veshje dhe të mira materiale. I organizuar në mënyrë të përpiktë, të gjitha ndihmat ndahen në sektorë të posatshëm. Gjatë shpërndarjes së ndihmave, në varësi të familjeve dhe situatave ekonomike shpërndahen ndihmat e caktuara.
Menaxhimi i magazinës është një nga proceset më të vështira të organizimit të punës. Në të përllogariten ndihmat që vijnë dhe ato që dalin, përllogariten dhurimet dhe familjet që ndihmohen. Në raste të emergjencave natyrore apo shëndetësore, sikurse Shqipëria është përballur vitin e fundit, ndihmat shpërndahen nga magazina.