Ndërtimi i një shkolle profesionale është një ndër projektet më të rëndëisshme të Fundjavë Ndryshe. Shkolla profesionale është një mundësi për ti dhënë cdo individi të drejtën e mësimit të një profesioni, dhe të drejtën për të punuar. Në Shqipëri shumë njereëz, të rinj apo të vjetër që vijnë nga familjet në nevojë nuk kanë mundësi të ndjekin shkollat profesionale, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ndaj në projektin tonë, shkolla profesionale do të jetë falas për të gjithë personat që vijnë nga familjet në nevojë.
Si po realizohet ky projekt?
Shkolla profesionale është një projekt që ka nisur prej disa muajsh. Ajo do të pozicionohet në Qendrën e Solidaritetit, dhe tashmë po realizohet rikonstruksioni i godinës. Do të ketë një numër shumë të madh profesionesh, të cilat do të synojnë të ofrojnë të mirat oportune për cdo individ. Profesionet që do të mësohen do të jenë në përputhje me tregun, në mënyrë që cdo individ që përfundon kursin e caktuar të gjejë një punë të stabilizuar. Ne besojmë se së shpejti do të fillojmë procesin e aplikimit të profesioneve të ndryshme, duke mundësuar impelementimin e këtij projekti sa më shpejt.
.