Dhuro gjak, shpëto një jetë!

Të dhurosh gjak dhe të shpëtosh një jetë është shumë më tepër se humane. Ka shumë gjera që na ndajnë në këtë jetë, mendimet dëshirat, ëndrrat, mundësitë por ajo që na bashkon të gjithëve është dëshira për të jetuar. Disa prej nesh varen nga të tjerët për të jetuar dhe disa ditë më shumë. Në disa vende të botës dhurimi i gjakut për të ndihmuar ata që janë në nevojë është kthyer në kulturë, në stil jetese. Gjithçka vjen me kohën por duhet ta fillojmë diku. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” prej tre vitesh është organizator i fushatave sensibilizuese për dhurimin e gjakut. Nisma është e shtrirë në disa qytete të Shqipërisë dhe ky projekt është në bashkëpunim më qendrën e transfuzionit të gjakut. Gjaku shkon për personat që vuajnë nga talasemia, dhe që në mënyrë periodike kanë nevojë për gjak, për të mbijetuar! Nëse do të bëhesh pjesë e kësaj nisme, na kontakto!