Biblioteka

Një tjetër projekt i rëndësishëm i Fundjavë Ndryshe është ndërtimi i bibliotekës. Nga kontaktet që kemi me fëmijët e shumë familjeve që ndihmojmë, me të rinjtë që angazhohen si vullnetarë pranë Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” , kemi vënë re domosdoshmërinë e krijimit të një biblioteke, për ta afruar gjeneratën e së ardhmes me librin. Përvec hapësirës fizike, bibilioteka do të jetë edhe në trajtë digjitale. Koncepti i Fundjavë Ndryshe në themel ka të bëjë me zhvillimin e komunitetit. Ndaj edhe fokusi që i jepet edukimit është shumë i madh. Ne jemi të vendosur për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, dhe për ti ndihmuar shqiptarët të integrohen. Problemi më i madh i vendit tonë është mungesa e shtresës së mesme, dhe ne synojmë që ta rregullojmë këtë devijancë të shoqërisë sonë. Ndaj përvec aspektit ekonomik të familjeve në nevojë, tentojmë të ndërhyjmë dhe në aspektin social të tyre. Në mënyrë që një familje të dalë nga varfëria dhe të bëhet pjesë e shtresës së mesme, ajo duhet të integrohet në shoqëri. Kjo është dhe arsyeja pse ne besojmë se përmes edukimit të brezave të reja do të arrijmë që në pak vite të gëzojmë frytet e një shoqërie më të mirë edukuar.