Fundjavë Ndryshe prej kohësh është duke u aktivizuar në restaurimin e shkollave. Shumë shkolla brenda dhe jashtë qyteteve, por kryesisht në zona rurale nuk ofrojnë as kushtet bazike për realizimin e procesit mësimor. Para pak kohësh Fundjavë Ndryshe rikonstruktoi një shkollë në perferi të Tiranës, e cila nuk ofronte as kushtet minimale. Megjithatë prej disa muajsh ne kemi nisur punën, për identifikimin e shkollave që ndodhen në kushte të vështira dhe organizimin e një sistemi specifik që do të merret me këtë proces.
Rikonstruksioni i shkollave është një projekt i rëndësishëm, pasi shpesh në zonat rurale shkollat mbyllen për shkak të kushteve të këqija, dhe nxnësit detyrohen të ecin për shumë orë për të shkuar në shkollat e fshatrave përeth. Por gjatë këtij procesi shumë nxënës detyrohen ta braktisin shkollën. Fundjavë Ndryshe ka si mision ta luftojë këtë fenomen negativ, që nuk e zhvillon shoqërinë. Edukimi është një armë e fortë për të dalë nga varfëria, ndaj dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë për ta vendosur në shërbim të cdo fëmije që do të studiojë.