Farmacia “Fundjavë Ndryshe” është një projekt që do të jetë gati në krye të pak muajve. Duke u njohur cdo ditë me sfidat që shoqëria shqiptare kalon, dhe problemet e njerëzve të varfër, ne kemi projektuar krijimin e një farmacie, e cila do të bëhet objekt i barnave të dhuruara nga donatorët, dhe do ti ofrojë ato për pacientët në nevojë, nën mbikqyerjen e një mjeku. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për shoqërinë, pasi zgjidh problemet e shumë njerëzve. Çmimi i ilaçeve në vendin tonë është shumë i lartë, dhe shumë njerëz nuk mund të pajisen me ilacet e nevojshme. Kjo situatë sjell komplikacione shëndetësore. Farmacia e Fundjavë Ndryshe, do të vendoset në Qendrën e Solidaritetit, konkretisht në qendrën shëndetësore që është duke u ndërtuar. Secili pacient do të kryejë konsultat specifike me mjekun, dhe sipas problemit që ka do të marrë medikamentin e nevojshëm. Në rast të një situate ku kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale pacienti do të marrë mjekimin jashtë vendit.
