Lindi me sëmundjen e rrallë, 14-vjeçarja rrëfen vuajtjet në rrugë e spitale

“Kur iki në Tiranë për të shkuar te spitali dhe hipi në autobus, mbyll xhupin. Sepse më shohin njerëzit. Ka ca që më shohin me sy të keq dhe ca të tjerëve që i vjen keq për mua. Por, ata që shohin keq i shikoftë Zoti lartë.”

Kjo është jeta e Xhesilajdës, e cila ka lindur me një sëmundje të rrallë. Prej 14-vitesh, ajo nuk ka marr frymë lirisht asnjë ditë, doktorët e kanë diagnostikuar me Laryngomalacia. Ndryshe nga fëmijët e tjerë që fëmijërinë e kalojnë duke luajtur, Xhesi është rritur nëpër spitale. Veç shpresës që po i venitet për tu shëruar, e rëndon së tepërmi poshtërimi që ndjen nga shikimet e njerëzve e ndonjeherë dhe prej doktorëve. Është rritur mes syve mëshirues dhe pse brenda vetes ulëret me dhimbje.

Ndërsa, Alibien, nënën e saj një tjetër problem e shqetëson. E trembur thotë se shtylla kurrizore e Xhesit është duke u deformuar.

Jetojnë në Divjakë, në një shtëpi që është duke ia vënë në rrezik edhe më tepër shëndetin 14-vjeçares. Në gjendje shumë të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, Xhesi e vogël ka nevojë urgjentisht për ndihmën tonë.

Kemi treguar që kur jemi bashkë mund t’ia dalim.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë