Historia rrënqethëse/ Prindërit i braktisën, me zemër të thyer dy jetimët luten për ndihme

Ky është Arbjani dhe kjo është Albjona. Janë 13 dhe 11 vjeç, të sjellshëm, të zgjuar por shpirtin e kanë të vrarë. Babai i braktisi afro 10 vite më parë, njëjtë edhe mamaja. E cila prej 4 vitesh ëshë larguar për të krijuar familje tjetër. Është rrëfimi rrënqethës i dy jetimëve dhe gjyshes së tyre, zemra e të cilëve është bërë copë.

“Ne vetëm gjyshen kemi dhe atë e duam më shumë se gjithë të tjerët. Ajo na ka rritur, ne ndjehemi keq se nuk e kemi mamin. Kujtimet më të këqija i kemi te shtëpia, këtu i kemi kaluar të gjitha trishtimet.”

Ndërsa varfëria është duke i tretur, Zeqineja është e pafuqishme për t’i siguruar bukën e gojës.

“Fëmijët më kanë hyrë në një depresion shumë të madh, i kam çuar edhe te hoxha. Se të lësh fëmijën e ta braktisësh nuk është gjë e vogël. Pati goca tani ditëlindjen, ia ka festuar lagjia. I është çarë zemra këtyre fëmijëve.

Se ta shohësh nënën që shkon në punë dhe nuk ia hedh sytë fëmijëve, nuk është shaka. I ati është në Greqi, atje ka krijuar familjen e vetë.

Po të paktën t’i sillte për të ngrënë, se unë nuk kam me çfarë sepse akoma nuk kam dalë në pension. Madje kam pyetur nëse shitet gjak, që të mbaj fëmijët me bukë.”

Shtëpia në të cilët jetojnë dy jetimët me gjyshen është shkatërruar dhe shpallur e pabanueshm, duke i lënë të pashpresë e në mëshirë të fatit. Vuajtja për ta është shumë e madhe; por së bashku ne mund t’ua lehtësojmë dhimbjen.

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë