| Contact Us: +355 68 808 9999

Fondacioni Fundjavë Ndryshe

“Fundjavë Ndryshe” është fondacioni më i madh në Shqipëri, me fokus veprimtarinë humanitare. Misioni i “Fundjavë Ndryshe” është lufta kundër varfërisë, një luftë që në themel të saj ka zhvillimin e shoqërisë. “Fundjavë Ndryshe” e ka orientuar veprimtarinë e saj në integrimin social të individit në shoqëri, duke kaluar së pari përmes etapave të mbështetjes ekonomike, shëndetësore e psikologjike. I organizuar përmes një strukture të detajuar, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” aplikon krijimin dhe realizimin e programeve humanitare në dimensione të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Zbuloni më shumë rreth punës së Fundjavë Ndryshe me familjet në nevojë.

Fondacioni Fundjavë Ndryshe

“Fundjavë Ndryshe” implementon aktivitetin e saj në qytete dhe në zonat rurale, ku nevoja për ndihmë është jetike. Tashmë “Fundjavë Ndryshe” ka ndërtuar qendrën më të madhe humanitare në rajon, Qendrën e Solidaritetit. Qendra e Solidaritetit është projekti më i madh social në Ballkan, një projekt që përfshin një tërësi ndërmarrjesh sociale.
Zbuloni më shumë rreth punës së Fundjavë Ndryshe me familjet në nevojë.

Vepro

Vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe” janë një ekip i mirëorganizuar individësh, të cilët japin kontributin e tyre social në aktivitete të ndryshme të organizatës. Këto aktivitete synojnë të zhvillojnë shoqërinë dhe të oreintojnë energjinë e mirë të të gjithë të rinjve, drejt shërbimit ndaj komunitetit. Bashkohu me ne për të qenë vullnetar i “Fundjavë Ndryshe”!

Take action

The “Fundjavë Ndryshe” volunteers are a well-organized team of people who give their social contribution to various humanitarian activities of the organization. These activities aim to develop society and lead the good energy of all young people towards community development. Join us to be a volunteer of “Fundjavë Ndryshe”!