| Contact Us: +355 68 808 9999

E rëndë/ Vetëm 3-muajshe, jeta e Ajlës në rrezik

Fatkeqësia ka rënë mbi familjen Barashima. Të sapomartuarit me padurim prisnin linden e fëmijës së tyre të parë. Por, prej një problemi në zemër ai lindi pa jetë. Një ngjarje e cila dëshpëroi thellë Shpresën dhe Altinin. Por, prej dëshirës së paçmueshme për të qenë prindër, ata vendosën të sillnin në jetë Ajlën. Një vogëlushe plot dëshirë për të jetuar, por që fati po i sfidon sërish.

“Ishte fëmija ynë i parë, lindi i vdekur. Kam shumë frikë, sepse e kam përjetuar njëherë. Them mos o Zot, jo! Të parin e mori, e bëri për vete, por Ajlën do na e lërë. Do të na e lërë, është shumë e vogël,” rrëfen me dëshpërim Shpresa.

Ajla është 3-muajshe, por po lufton me vdekjen me një forcë frymëzuese. Vuan nga tumori në shtyllën kurrizore, i cili po i shkakton probleme në veshka, sy dhe organe të tjera jetësore.

“Është shumë e lodhur, i thonë një muaj në reanimacion. E shoh që kur pi, nuk ka fuqi, mezi merr frymë. Proteinat nuk i mban fare në trup për shkak të problemit të veshkave. Po i dalin veshkat jashtë funksionit, i janë fryrë shumë,” shprehet me lot në sy nëna e saj.

Vogëlushja ka nevojë të menjëhershme për një ndërhyrje jashtë vendit, e cila kushton 60.000 euro. Një shumë e cila për prindërit është e paimagjinueshme, ndonëse çdo minutë që kalon është duke i tmerruar.

Nevojitet ndihma e të gjithë shqiptarëve, të bëhemi bashkë për shërimin e kësaj foshnje kaq luftarake!

Bamirësia nuk të varfëron!

Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Media Contacts

More to explore

Më Shumë