
Presidenti i Republikës së Shqipërisë nderoi “Fundjavë Ndryshe” me titullin “Për merita të veçanta civile” si shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në shoqëri. Në një periudhë të shkurtër kohore “Fundjavë Ndryshe” ndihmoi dhe u dha shpresë shumë familjeve në nevojë, duke ndërtuar ura komunikimi mes tyre dhe bamirësve të ndryshëm.
Kjo ceritifikatë i është dhënë z.Arbër Hajdari nga “Instituti i Fëmijëve që Nuk Shikojnë” për kontributin e “Fundjavë Ndryshe” në zhvillimin e procesit mësimor.


“Partners in Albania” i dha një certifikatë vlerësimi “Fundjavë Ndryshe” për ndihmën e dhënë për familjet dhe njerëzit në nevojë dhe aktivitetin vullnetar që inkurajon solidaritetin dhe humanizmin në Shqipëri.
Gjatë hapjes së zyrave të “Fundjavë Ndryshe” në New York, asambleja e New York e vlerësoi punën e organizatës si një shembull i nismave të shoqërisë civile, si dhe për programet vullnetare, në bazë të së cilave është dhënë një ndihmë e madhe për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.


Kjo medalje është dhënë nga kryetari i bashkisë z.Erion Veliaj për z.Arbër Hajdari, për kontributin e tij në shoqëri, dukë qenë një model për të rinjtë shqiptarë si dhe themeluesi i nismës më të madhe të bamirësisë në Shqipëri.
Ky çmim i është dhënë Arbër Hajdarit nga “Dhoma e Tregtisë” për kontributin e veçantë për njerëzit në nevojë nëpërmjet Fundjavë Ndryshe.


Për të trembëdhjetin vit radhazi, Top Channel organizoi një sondazh në faqen e tij zyrtare. Fitues si personazhi i vitit 2017 është “Fundjavë Ndryshe”, që me aksionin e saj bamirës u është gjendur pranë familjeve në nevojë.
Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha e SHDM-Mormonët) i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017.

