Që prej vitit 2015, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka mbështetur familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin, përmes strehimit, ushqimit, shëndetësisë dhe arsimit.
Janë ndërtuar dhe blerë 720 shtëpi, janë realizuar 1,400 projekte sociale dhe janë ndihmuar 11,655 familje të dalin nga varfëria ekstreme.
Një rrjet i gjerë vullnetarësh dhe donatorësh ka bërë të mundur që ndihma të arrijë në çdo qytet dhe pothuajse çdo fshat të vendit.
Durrës
Lushnjë
Gjirokastër
Kukës
Çdo ditë, përmes veprave konkrete, ne mbështesim familjet në nevojë dhe ndërtojmë një kulturë solidariteti në gjithë shoqërinë.
Bëhu pjesë e ndryshimit real
Mbi 31,766 vullnetarë kanë kontribuar ndër vite në ndihmën për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë.
Ekipi ynë përbëhet nga njerëz të përkushtuar që japin kohën, energjinë dhe aftësitë e tyre për të sjellë ndryshim konkret në jetën e të tjerëve. Çdo angazhim, i vogël apo i madh, kthehet në ndihmë reale për komunitetet në nevojë.
Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një rrjeti solidariteti që beson se “Bamirësia nuk të varfëron.”
+355688089999