MBËSHTETJE PËR ÇDO SHQIPTAR,

KUDO QË ATA JANË

“Bamirësia nuk të varfëron.” Përmes solidaritetit dhe përkushtimit,
Fondacioni Fundjavë Ndryshe sjell shpresë dhe ndryshim për çdo shqiptar në nevojë.
0

Vullnetarë vendas

0

Ndihma ushqimore të shpërndara

0

Dhurues

Ndikimi ynë ndër vite

Që prej vitit 2015, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka mbështetur familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin, përmes strehimit, ushqimit, shëndetësisë dhe arsimit.
Janë ndërtuar dhe blerë 720 shtëpi, janë realizuar 1,400 projekte sociale dhe janë ndihmuar 11,655 familje të dalin nga varfëria ekstreme.
Një rrjet i gjerë vullnetarësh dhe donatorësh ka bërë të mundur që ndihma të arrijë në çdo qytet dhe pothuajse çdo fshat të vendit.

DHURO PËR TË MBËSHTETUR JETIMËT

970 fëmijë jetimë janë mbështetur deri më sot.
Me kontributin tënd, mund të vazhdojmë t’u sigurojmë strehim, ushqim, arsim dhe kujdes të përditshëm.
Çdo dhurim është një hap konkret drejt një jete më të sigurt dhe me më shumë mundësi për ta.
Dhuro sot dhe bëhu pjesë e këtij misioni.
Tiranë

Durrës

Lushnjë

Gjirokastër

Kukës

MISIONI YNË:

Pranë atyre që kanë më shumë nevojë.

Çdo ditë, përmes veprave konkrete, ne mbështesim familjet në nevojë dhe ndërtojmë një kulturë solidariteti në gjithë shoqërinë.

“Nuk është sa japim, por sa dashuri vendosim në atë që japim.” – Nënë Tereza Me mbështetjen tuaj, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” siguron ushqim, strehim, shërbime shëndetësore dhe arsim për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë. Çdo donacion kthehet në ndihmë konkrete për ata që kanë më shumë nevojë—duke sjellë dinjitet, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ju Lutemi Zgjidhni

SHUMËN PËR TË DHURUAR

Të gjitha donacionet janë të zbritshme nga taksat.
$
Personal Info

Terms

Donation Total: $100

Bëhu pjesë e ndryshimit real
Mbi 31,766 vullnetarë kanë kontribuar ndër vite në ndihmën për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë. Ekipi ynë përbëhet nga njerëz të përkushtuar që japin kohën, energjinë dhe aftësitë e tyre për të sjellë ndryshim konkret në jetën e të tjerëve. Çdo angazhim, i vogël apo i madh, kthehet në ndihmë reale për komunitetet në nevojë. Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një rrjeti solidariteti që beson se “Bamirësia nuk të varfëron.”

Vullnetarët Tanë

Disa nga partnerët tanë

Na kontaktoni:

+355688089999